Bie nga një lartësi, vdes një femër në Gjakovë

Bie nga një lartësi, vdes një femër në Gjakovë

Kronika October 28, 2025 - 09:06

Një femër ka vdekur mbrëmë në Gjakovë.

Policia ka raportuar se viktima kishte rënë nga një lartësi, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se viktima femër kosovare kishte rënë nga një lartësi. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri