
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për narkotik në Prizren
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit përmes njoftimit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas një njoftimit të PK-së bëhet e ditur se i dyshuari është Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, raporton Zeri.info.
“I njëjti kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë: Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK). Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Kërkohet një dyshuar për narkotik
Prizren 07 Tetor 2025
Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
-Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës.
I njëjti kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë:
•Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)
•Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së
•Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.