
Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion
Dy burra janë arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit, pasi policia në autosallonin e tyre gjeti dhe sekuestroi gjashtë pistoleta, gjashtë karikatorë dhe 20 fishekë.
Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe një DVR i kamerave.
Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Import, Eksport, Furnizim, Transportim, Prodhim, Këmbim, Ndërmjetësim ose Shitje e Paautorizuar e Armëve”.
“Gjatë kontrollit bashkë me njësitë e doganës, në një auto-sallon pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar: gjashtë pistoleta, 6 karikatorë dhe 20 fishekë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe një DVR i kamerave. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.