Një i lënduar në vetaksidentin në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë
Kronika
September 11, 2025 - 08:15
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ku për pasojë një person është lënduar.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:30kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka treguar Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka thënë se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal. /Zëri