
Vetaksident me fatalitet në Jabllanicë të Gjakovës, vdes shoferi i një automjeti
Kronika
August 21, 2025 - 17:16
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, raporton express.
‘‘Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor’’, ka thënë ai.