Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Dollc të Klinës
Kronika
August 21, 2025 - 11:51
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa një tjetër është duke u trajtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Zeri.info.
“Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës. /Zëri