Gjendet pa shenja jete një grua në garazhin e shtëpisë në Pejë

Gjendet pa shenja jete një grua në garazhin e shtëpisë në Pejë

Kronika April 05, 2025 - 12:51

Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti tha se trupi i viktimës është gjetur në garazhin e shtëpisë.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit policor dhe ekipet emergjente”, tha Gashi, për Klankosova.tv

Policia shton se shkaqe e vdekjes ende nuk dihen, sakaq rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit.