Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një çiklist
Një çiklist ka marrë lëndime të rënda, pasi është goditur nga një veturë në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren.
Sipas raportit ditor, aksidenti ka ndodhur mesditën e së hënës dhe për shkak të lëndimeve të marra, çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Zeri.info.
Po ashtu Policia ka njoftuar se drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Aksident trafiku me lëndime të rënda
Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren / 31.03.2025 – 14:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe biçiklete, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, është arrestuar drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje. /Zëri