Aksident në Podujevë: Lëndohen tre persona, mes tyre një shtetase e Hungarisë
Kronika
March 30, 2025 - 09:58
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Balloc të Podujevës mbrëmë rreth orës 23:30.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke drejtuar veturën e tij në rrugë, nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjer –një femër shtetase e Hungarisë dhe dy meshkuj kosovarë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK.