Prishtinë: Lëndohet një person nga shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën “Fehmi Agani”
Kronika
March 29, 2025 - 18:52
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton Zeri.info.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar”, tha Ahmeti, duke shtuar se në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia. /Zëri