Policia jep detaje të reja për vrasjen e së martës në Prishtinë
Dy personat që dyshohet se kryen vrasjen mbrëmjen e së martës në Prishtinë ishin të maskuar dhe të armatosur, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, ata kanë shtënë në drejtim të dy viktimave, ku njëri prej tyre ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e tjetri gjendet në trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërkaq viktima është rreth moshës 60-vjeçare.