Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë
Kronika
March 18, 2025 - 09:50
Një grua është gjetur pa shenja jete të martën në Gjakovë.
Policia njoftoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia. /Zëri