Punëtori i sigurimit jep detaje për grabitjen e armatosur në “Albi Mall”: Ishin të uniformuar dhe të armatosur me “AK-47”
Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e djeshme në hapësirat e jashtme të “Albi Mall” në “Veternik”.
Cak kishte qenë automjeti i një kompanie të sigurimit që bartte para.
Dy persona u plagosën në këtë ngjarje, njëri nga kompania e sigurimit dhe njëri nga grupi i grabitësit.
Lidhur me ngjarjen ka folur një punonjës i kompanisë “Istanbul Ozel Guvenlik”.
Genc Berisha tha se grabitësit ishin të uniformuar edhe të armatosur me armë të gjata “AK-47”.
“Tani për tani, sipas pamjeve në kamerat e sigurisë, rreth 4 persona të pajisur me uniforma dhe me armë ushtarake ‘AK-47’ kanë sulmuar në pritje në pritë pjesëtarët e sigurisë te kompanisë sonë në detyrë, me ç’rast të njëjtit janë përgjigjur me armë dhe si pasojë ka mbetur i lënduar njëri nga pjesëtarët e ekipit tonë, edhe 1 grabitës i nacionalitetit serb, deri tani e konfirmuar. Meqenëse nuk kemi humbje materiale në aspektin e parave gjatë këtij sulmi dhe bazuar në veprimet e sulmuesve, dyshoj dhe kam arsye të forta të besoj, se ky sulm me së paku ka pasur cak pjesëtarët e kompanisë sonë në vend ngjarje”, ka deklaruar ai.