Vdes një 23-vjeçare dhe dy të tjera lëndohen në një aksident në Ranillug

Vdes një 23-vjeçare dhe dy të tjera lëndohen në një aksident në Ranillug

Kronika March 14, 2025 - 11:45

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Domorovc – Hodonovc të komunës së Ranillugut.

Si pasojë, një 23-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjera që ishin në veturë janë lënduar nga ky vetaksident, raporton Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (komuna Ranillug) ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet. Në këtë vetaksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky vetaksident i rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Hashani. /Zëri