Një burrë mbahet peng në një kafene në Suharekë, arrestohen dy persona
Kronika
March 01, 2025 - 09:13
Dy persona janë arrestuar të premten në Suharekë, pasi dyshohet se kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull duke e mbajtur atë në një kafene.
Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën, ka bërë të ditur Policia, transmeton Zeri.info.
“Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Zëri