Një person u gjet i vdekur në veturën e tij
Foto: Zëri / Ilustrim

Një person u gjet i vdekur në veturën e tij

Kronika February 16, 2025 - 08:44

Një person është gjetur i vdekur në veturën e tij.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Dobërçan të Gjilanit, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, përderisa trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Policia ka njoftuar se janë duke u bërë hetimet mbi këtë rast.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

HETIM I VDEKJES

Dobërqan, Gjilan/15.02.2025-15:20. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. /Zëri