Vdes në QKUK gruaja që u godit nga një veturë në Prizren
Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten në Prizren.
Një grua derisa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor , është goditur nga një vetur, ku më pas është dërguar në QKUK, por për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, transmeton Zeri.info.
Vozitësi i veturës është arrestuar dhe rasti po hetohet nga Policia.
Raporti i plotë nga Policia:
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.02.2025 – 11:28. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime.