
Arrestohen tre persona në Pejë, lënduan policin që tentoi ta arrestonte njërin prej tyre
Një polic është lënduar gjatë arrestimit të A.A (2002) i cili ishte i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.
Policia ka njoftuar se “i dyshuari A.A. i lindur në vitin 2000, në Pejë, është arrestuar nga Policia, dhe pas arrestimit i njëjti ka tentuar të largohet, i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, duke lënduar një zyrtar policor”.
Zyrtari Policor është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, pasi që sipas mjekut kishte pësuar lëndime të rënda trupore, dhe i njëjti është ndaluar në repartin përkatës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor,
Po ashtu edhe dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
“Tre të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftim.