Arrestohet një femër e mitur në Prishtinë, sulmoi njerkën e saj

Arrestohet një femër e mitur në Prishtinë, sulmoi njerkën e saj

Kronika February 08, 2025 - 08:26

Një e mitur është arrestuar në fshatin Drenoc të Prishtinës për dhunë në familje.

Sipas policisë, ajo ka sulmuar njerkën e saj, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi ajo kishte sulmuar njerkën e saj. Viktima ka pësuar lëndime, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri