Vdes në QKUK personi që në dhjetor ishte aksidentuar në Bërnicë të Prishtinës
Kronika
February 07, 2025 - 08:30
Ka vdekur personi që ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 15 dhjetori i vitit të kaluar.
Policia ka bërë të ditur se ai ishte duke u trajtuar pas një aksidenti në trafik që kishte ndodhur në Bërnicë të Epërme të Prishtinës, transmeton Zeri.info.
“Fsh. Bërnicë e Epërme, Prishtinë / 15.12.2024 – 09:55. Nga QKUK-ja raportohet se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri