Aksident mes katër veturave dhe një autobusi përgjatë rrugës Prishtinë-Fushë-Kosovë, shtatë të lënduar
Foto: Zëri

Aksident mes katër veturave dhe një autobusi përgjatë rrugës Prishtinë-Fushë-Kosovë, shtatë të lënduar

Kronika January 31, 2025 - 17:46

Një aksident mes katër veturave dhe një autobusi ka ndodhur sot në mesditë përgjatë rrugës Prishtinë-Fushë-Kosovë, Zona Industriale, te ish-fabrika e Armotizatorëve.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, raporton Zeri.info.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.