![Aksident mes dy veturash në Mushtisht të Suharekës, lëndohen ngasësit](/uploads/zeri.info/images/2024/October/13/auto_Aksident-trafiku-foto-ilustruese1728852821.jpg)
Aksident mes dy veturash në Mushtisht të Suharekës, lëndohen ngasësit
Kronika
January 31, 2025 - 16:46
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku të përfshirë janë dy vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, për klankosova deklaroi se të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dy persona, ngasësit e veturave, të cilët kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Ai po ashtu shtoi se me këtë rast po merret njësia e trafikut rajonal në Prizren, për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti.