Gjatë muajit janar Policia prangosi 13 persona në Pejë
Foto: Laura Hasani

Gjatë muajit janar Policia prangosi 13 persona në Pejë

Kronika January 31, 2025 - 16:29

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 13 persona në Pejë gjatë muajit janar, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se disa prej tyre janë dërguar në mbajtje, raporton Zeri.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, nga data 01.01.2025 deri me datë 31.01.2025, kanë realizuar urdhëresat e Gjykatës ndaj përsonave të kërkuar, duke arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar Personat e arrestuar, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, shtatë  nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa gjashtë nga të dyshuarit janë dërguar në seanca gjyqësore, dhe pasi kanë bërë pagesën e dënimit (gjobën) janë liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat kompetente.