Dy persona hynë ilegalisht nga Serbia dhe shkaktuan aksident në Zveçan, policia ua gjen 1600 zogj në automjet
Foto: Laura Hasani

Dy persona hynë ilegalisht nga Serbia dhe shkaktuan aksident në Zveçan, policia ua gjen 1600 zogj në automjet

Kronika January 31, 2025 - 10:10

Një rast i kalimit ilegal të kufirit ka ndodhur dje në Zveçan.

Policia gjatë patrullimit ka takuar një automjet, të cilin e drejtonte një serb dhe më të ishte edhe një pasagjer, i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Të njëjtët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, si dhe kanë shkaktuar aksident trafiku, gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur 1600 copë zogj dhe pako ushqimore, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë i Policisë për rastin:

Banov Do - Zveçan / 30.01.2025-14:00. Policia gjatë patrullimit kanë takuar automjetin e drejtuar nga i dyshuari mashkull serb dhe pasagjerin serb (i cili ishte larguar në drejtim të panjohur), të cilët përmes rrugëve ilegale kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi - R. e Kosovës, si dhe kanë shkaktuar aksident trafiku. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetë pako me zogj gjithsej 1600 copë disa pako me gjëra ushqimore. Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli i janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.