Policia po heton dy vdekje, në Obiliq dhe Istog

Policia po heton dy vdekje, në Obiliq dhe Istog

Kronika January 29, 2025 - 09:26

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e dy personave gjatë 24 orëve të fundit.

Në rastin e parë në Obiliq është raportuar se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa në Istog një person ka raportuar për një person pa shenja jete.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Zëri