Zbulohet në Prishtinë një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve [foto]
Foto: Policia e Kosovës

Zbulohet në Prishtinë një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve [foto]

Kronika January 28, 2025 - 19:44

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë arritur që të zbulojnë një shtëpi në Prishtinë e cila shërbente si laborator për falsifikimin e dokumenteve, raporton Zeri.info.

Image

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë dhe Prokurorisë, një person me inicialet F.K., tashmë është arrestuar.

Po ashtu bëhet e ditur se, në këtë shtëpi e cila shërbente si laborator i sofistikuar, prodhoheshin dokumente të falsifikuara si, karta identiteti dhe patentë shoferë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës Zbulon një Laborator të Sofistikuar për Falsifikimin e Dokumenteve

Prishtinë, më 28.01.2025

Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.

Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale. Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image