Aksidenti me tre të vdekur në magjistralen Pejë - Mitrovicë, Policia jep detaje shtesë
Tre persona kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e së dielës si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një veture tjetër zyrtare të Policisë së Kosovës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tre personave, dy gra dhe një burrë, ndërsa lëndime kanë marrë katër zyrtarë policorë, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lidhur me aksidentin janë duke u kryer hetime.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Aksident trafiku me fatalitet
Rr. Rajonale Mitrovicë – Pejë, fsh. Çubrel / 26.01.2025 – 18:40. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëra veturë civile dhe tjetri automjet i PK-së), ku si pasojë e aksidentit tre persona (civilë), një mashkull dhe dy femra, kanë vdekur, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë, meshkuj kosovarë dhe një person (civil) mashkull kosovar, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë, institucionet kompetente, IPK-ja dhe prokurori i Shtetit. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, përderisa lidhur me aksidentin janë duke u kryer hetime. /Zëri