
Gjashtë të arrestuar në Pejë për vrasje në tentativë
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vrasje në tentativë.
Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, më datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” në Pejë ka ndodhur një rrahje.
“Policia menjëherë i është ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzhoja kalibër, 7.62.3 mm, një gëzhojë kalibër 6.6.1 mm, një fishek dhe një kokë plumbi. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe një i dyshuar ditën e incidentit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë 6 mm”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 6 persona të dyshuar.
Lidhur me këtë rast nga të dyshuarit janë sekuestruar: një armë (me mulli) dhe një pistoletë (lodër në formë shkrepëse), ndërsa një i dyshuar ende është në arrati.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt.