Një nxënës sulmohet nga qeni brenda shkollës në Suharekë
Kronika
January 22, 2025 - 11:23
Një qen është futur brenda në shkollën fillore në fshatin Shirokë të Suharekës të mërkurën paradite, duke e kafshuar një nxënës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se qeni ka hyrë në objektin e shkollës dhe e ka lënduar një nxënës, i cili është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas njoftimit, Policia ka intervenuar dhe e ka neutralizuar qenin.
Nëse ka detaje të reja Policia ka thënë se do të ketë njoftime të tjera.