Policia konfiskon një qese me mbi 22 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak
Kronika
December 06, 2024 - 11:42
Policia kufitare e Kosovës, sot rreth orës 02:20, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa “RKS” me vozitës mashkull kosovar ka hasur në një qese me para.
Policia ka njoftuar se në qese kishte 22.700 euro të padeklaruara, transmeton Zeri.info.
“Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë personat kryerës të veprave penale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri