Voziti me fëmijën në prehër, i merret patenta e shoferit

Voziti me fëmijën në prehër, i merret patenta e shoferit

Kronika November 08, 2024 - 12:17

Policia e Kosovës e ka gjobitur një person me 400 euro dhe ia ka marrë patentën e shoferit për gjashtë muaj, pasi e drejtonte veturën duke mbajtur fëmijën në prehër.

Në njoftimin e Policisë po ashtu bëhet e ditur se shoferi është dënuar edhe me pesë pikë negative.

“Policia në Mitrovicë gjobit kundërvajtësin që drejtonte mjetin me fëmijë në prehër. Policia në Mitrovicën e Jugut ka identifikuar kundërvajtësin, i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 eurove, pesë (5) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftimin e plotë.