Vetura godet në zebra dy vajza në Prishtinë, dërgohen për tretman mjekësor

Vetura godet në zebra dy vajza në Prishtinë, dërgohen për tretman mjekësor

Kronika October 11, 2024 - 16:43

Aksidente të shumta kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se një tjetër aksident është regjistruar sot në Prishtinë ku dy persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (këmbësoret). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndryshe, në një tjetër aksident tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Aksidenti i rëndë i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Veternik, mes një kamioni dhe 11 veturave.