Nipi abuzoi me dajën, flet fqinji: Ishte rrëmujë, na kanë tmerruar

Nipi abuzoi me dajën, flet fqinji: Ishte rrëmujë, na kanë tmerruar

Kronika May 07, 2024 - 15:03

Një komshi i rastit, në ndërtesën në Fushë-Kosovë, ku ka ndodhur një mosmarrëveshje mes nipit dhe dajës, ka thënë se e gjithë ngjarja ka qenë një rrëmujë e madhe.

Ai ka deklaruar se ka dëgjuar britma dhe se organet e rendit kanë reaguar me kohë për rastin në fjalë.

“Si figurë i kam njohur mbrëmë ka ndodhur një përleshje në katin e shtatë në këtë objekt, thuhet se janë therë me thikë për arsye personale, ndoshta edhe familjare”, tha ai për Klan Kosova.

“Rastin e ka drejtuar policia në mënyrën më të mirë të mundshme, të dyshuarin e kanë arrestuar, viktima është dërguar me ambulancë”.

“Kjo ndodhi kinse se ishin nën ndikim të substancave narkotike, unë nuk e di këtë pjesë. Si banor di të them se na ka tmerruar si rast, jemi me familje dhe kemi fëmijë, ka pasë edhe polici shumë”.

“Sa kam dëgjuar ata janë këtu për tre muaj ose katër, janë dëgjuar britmat ka qenë një rrëmujë e madhe. Mosmarrëveshja ka ndodhur mes dy personave”, ka thënë komshiu.