Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse, dyshohet se erdhën përmes rrugëve ilegale
Foto: Zëri / Ilustrim

Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse, dyshohet se erdhën përmes rrugëve ilegale

Kronika May 06, 2024 - 10:35

Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë.

Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale.

“Kalim ilegal i kufirit - SPK Jarinjë, 05.05.2024 - 20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinjë janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femër), të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njëjtët nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës. Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinjë, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.