E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë
Një tentim vrasjeje ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë, rreth orës 20:11, ka njoftuar Policia.
Sipas Policisë, një person është arrestuar lidhur me këtë rast.
Policia më tej ka bërë të ditur se i dyshuari nën ndikim të substancave narkotike i kishte kërkuar viktimës mashkull të konsumojë edhe ai substanca narkotike dhe pasi kishte refuzuar, e kishte joshur që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij.
Viktima pasi kishte refuzuar ka pësuar goditje me thikë nga i dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar të konsumojë substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumojë, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Zëri