Në Ferizaj për një muaj, mbi 5000 gjoba dhe mbi 60 patenta shoferi të konfiskuara
Foto: Laura Hasani

Në Ferizaj për një muaj, mbi 5000 gjoba dhe mbi 60 patenta shoferi të konfiskuara

Kronika May 02, 2024 - 15:01

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patenta shoferi për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentës së shoferit.

Sipas njoftimit të Policisë, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë: tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba, xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 222 gjoba, Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit,133 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, 119 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba, Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba, kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba, tejkalim në vijë të plotë ose vend të ndaluar, 15 gjoba, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba, mosrespektimi i këmbësorëve, 3 gjoba, të tjera, 2246 gjoba.

Derisa Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët që të bëjnë kujdes.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri