Sulm seksual ndaj së miturës në Ferizaj, ndalohet për 48 orë i dyshuari

Sulm seksual ndaj së miturës në Ferizaj, ndalohet për 48 orë i dyshuari

Kronika April 25, 2024 - 10:45

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës së mitur tani e një vit, andaj me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj ndaj të dyshuarit Xh.I. brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri