Vetaksident në Qafë të Duhles, shoferi i kamionit humb kontrollin

Vetaksident në Qafë të Duhles, shoferi i kamionit humb kontrollin

Kronika May 04, 2024 - 17:02

Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Suharëkës, saktësisht tek në Qafë të Duhles.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar për telegrafin se aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e kamionit.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion”.

Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.