Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arratisen të dyshuarit

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arratisen të dyshuarit

Kronika April 14, 2024 - 22:16

Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit.

Elezaj, tutje bëri të ditur se të dyshuarit janë në kërkim të policisë.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, ka thënë Elezaj