Aksident në Shkodër, motori del nga rruga, lëndohen babë e bir

Aksident në Shkodër, motori del nga rruga, lëndohen babë e bir

Kronika April 14, 2024 - 17:34

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Shirokë, ku një motor që drejtohej nga një 38-vjeçar ka dalë nga rruga.

Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 38-vjeçari dhe djali i tij 14-vjeçar, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës, shkruan TCh.

“Shkodër-Rreth orës 14:00, në aksin rrugor  “Shkodër-Shirokë”,  motomjeti që drejtohej nga  shtetasi N. K., 38 vjeç,  ka dalë nga rruga”.

“Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij,  14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.