Dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Leposaviq

Dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Leposaviq

Kronika April 10, 2024 - 12:10

Dy njëzet e pesë vjeçarë kanë humbur jetën në një përplasje kokë më kokë që ka ndodhur mbrëmë në Leposaviq.

Të dy drejtonin automjetet që u përplasën dhe në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person tjetër, përcjell klankosova.

Pesë minuta pas mesnate, ky aksident ka ndodhur, siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, kur një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij, ka sqaruar për KoSS, Munish Avdija, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së Veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Bëhet fjalë për personat me iniciale M.B. (1999) dhe Gj.M. (1999), kurse trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe një burrë tjetër, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit të njërës prej makinave.

Bëhet fjalë për M.L. edhe ai mbrëmë është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia ishte në gjendje të rëndë.