Një muaj paraburgim për shoferin që goditi dy të miturit me veturë në Pejë

Një muaj paraburgim për shoferin që goditi dy të miturit me veturë në Pejë

Kronika April 08, 2024 - 20:26

30 ditë paraburgim janë caktuar ndaj shoferit i cili dyshohet se të dielën i goditi me veturë dy të mitur.

Kështu Gjykata Themelore në Pejë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Derisa Nikçi, gjatë ditës deklaroi se “shoferi kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”.

Ndryshe, njëri nga të miturit e aksidentuar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.