Gjendet pa shenja jete një person në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një person në Fushë-Kosovë

Kronika April 05, 2024 - 09:01

Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë-Kosovë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 01:25, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Fushë-Kosovë, 04.04.2024 - 01:25. Lidhur me rastin e lartcekur në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri