Në Leposaviq dje u arrestua bashkëpunëtori i Vulinit, dyshohet për vjedhje identiteti
Kronika
May 30, 2024 - 09:22
Gjatë ditës së djeshme në Leposaviq u arrestua një person për vjedhje identiteti.
Është bastisur edhe shtëpia e tij në Mitrovicën e Veriut, ku janë edhe disa materiale që e dëshmojnë veprën.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.
“Ky person ka dy identitete, një për dokumente serbe dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, tha Elshani.
Ai theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Jemi duke e hetuar rastin. Të shohim se çka do të ndodhë më pas”, shtoi ai.
Klankosova.tv merr vesh se personi në fjalë i arrestuar dyshohet se është bashkëpunëtor i funksionarit të lartë të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Vulini është në listën e të sanksionuarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.