Garonin me vetura në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, gjobiten dy vozitësit
Foto: Facebook / Policia

Garonin me vetura në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, gjobiten dy vozitësit

Kronika March 28, 2024 - 09:55

Dy vozitës janë gjobitur mbrëmjen e së mërkurës nga Njësiti i Trafikut Rajonal pasi po garonin me vetura, duke shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik, në rrugën Prishtinë - Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga Njësiti i Trafikut Rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura, duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik. Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në njoftim.