Grabitje e armatosur në një këmbimore në Ferizaj, hajni dyshohet se mori rreth 30 mijë euro
Foto: Laura Hasani

Grabitje e armatosur në një këmbimore në Ferizaj, hajni dyshohet se mori rreth 30 mijë euro

Kronika March 27, 2024 - 15:09

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore të mërkurën rreth orës 12:20 ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai bëri të ditur se dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistolet) ka arritur të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.

“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Veseli ka shtuar se në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime.

“Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli.