Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Novobërdë
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Novobërdë

Kronika March 27, 2024 - 09:46

Pasditen e së martës në Novobërdë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.