Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë- Duhël

Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë- Duhël

Kronika March 27, 2024 - 08:40

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.

“Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime dhe është në drejtim të emergjencës. Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”, ka treguar Bytyqi.

Ai theksoi se tashmë Policia është në vendngjarje dhe po merret me rastin.