Treni godet një grua në Prishtinë, dërgohet në QKUK
Foto:Ilustrim

Treni godet një grua në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Kronika March 26, 2024 - 17:45

Një aksident ka ndodhur sot në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Treni ka goditur një këmbësore, ndërsa e njëjta është dërguar për tretman mjekësor pas lëndimeve që ka marrë, transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut“, ka thënë Ahmeti. /Zëri