Gjendet substancë e dyshuar narkotike në Qendrën Korrektuese në Istog
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet substancë e dyshuar narkotike në Qendrën Korrektuese në Istog

Kronika March 26, 2024 - 13:49

Në Qendrën Korrektuese në Istog njësitet policore gjatë një kontrolli që është bërë në hapësirën e saj kanë gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17.03.2024.

“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ku është raportuar se gjatë një kontrolli që është bërë në hapësirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë (8) gramë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore.